Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
KZ-RadioForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
loti the hacker
AnTaR-(50%)
loti the hacker


Numri i postimeve : 208
Age : 28
Registration date : 19/12/2008

Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur Empty
MesazhTitulli: Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur   Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur Icon_minitimeThu Feb 05, 2009 2:20 am

Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur Vllaznia-flamurtari
Edmon Liçaj, i cili nuk e ka pritur mirë shkarkimin e tij, i lë një “bombë” në dorë skuadrës së Flamurtarit. Ish-trajneri i shkarkuar dy ditë më parë, me motivacionin për rezultate të dobëta, reagon ashpër 24 orë më pas, duke akuzuar skuadrën dhe drejtuesit e klubit vlonjat.
Ai nuk ka vonuar të tregojë me gisht njerëzit, që sipas tij kanë qenë plangprishësit në ecurinë e ekipit në këtë pjesë të sezonit. Shkak për shkarkimin e tij nga posti i trajnerit të Flamurtarit u bë humbja 2-0 të shtunën në shtëpi ndajekipit të Apolonisë.

Një ditë më pas, drejtuesit e klubit lajmëruan se kishin vendosur për largimin e trajnerit Liçaj, për shkak të paraqitjes jo të mirë të ekipit në ndeshjet e fundit. Sipas Liçajt, ndeshja me Apoloninë ka qenë e shitur, kjo duke u nisur nga sjellja e futbollistëve të tij në fushën e lojës.

“Nuk është e mundur që një skuadër të luajë aq keq. E kisha përgatitur mirë këtë takim dhe nuk e diskutoja fitoren. Mendoj se takimi është shitur nga lojtarët dhe ata që kanë qenë të interesuar që kjo ndeshje të përfundonte. Ndeshja ka qenë e trukuar, ajo ishte vendosur që më parë në tavolinë. Në radhët e skuadrës ka të paaftë dhe presidenti i ekipit, kryetari i bashkisë, ndërhyn në përcaktimin e formacionit”, pohoi dje në një konferencë për shtyp ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj.

Ai u rikthye në drejtimin e Flamurtarit pas disa vitesh. Liçaj erdhi si trajneri që i ka dhënë Flamurtarit titullin e vetëm kampion. Po dje, sekretari i klubit vlonjat, Geri Çipi, konfirmoi se për pjesën e mbetur të sezonit, ekipin do ta drejtojë Eqerem Memushi dhe zëvendëstrajneri Latif Gjondeda. Memushi rikthehet në stolin e Flamurtarit pas rreth një viti, ndërsa Gjondeda do të rikthehet tek ekipi i parë i Flamurtarit pas një kohe relativisht të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj.albanianforum.net
 
Bomba e Liçajt: Ndeshja ishte e shitur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sporte-
Kërce tek: